Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një përleshje fizike mes dy doktorëve kirurgë.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e organeve të rendit, të cilat tashmë janë në dijeni dhe kanë vizituar vendin e ngjarjes për të hetuar më tej rrethanat e incidentit. Burime nga QKUK konfirmojnë se ende nuk dihen arsyet e saktësuara që çuan në këtë përplasje.
Megjithatë, raportimet mediatike sugjerojnë se konflikti ka rrënjë që nga një mbledhje e kolegjiumit të kirurgëve të premten, ku duket se ka pasur një përplasje verbale mes dy mjekëve të përfshirë. Aktualisht, detaje të tjera rreth shkaqeve apo pasojave të incidentit janë të kufizuara, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat.

Leave a Reply