Ekonomisti Adem Qorrolli ka shprehur kritika ndaj qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si një administratë e drejtuar nga një “filozof” që ka fituar pushtetin përmes populizmit.
Në një intervistë për GazetaBlic, Qorrolli thekson se përfitimet për qytetarët ishin të dukshme vetëm në periudhën parazgjedhore, ndërsa tani pritet të shfaqen sfida si rritja e tatimit mbi pronën, energjisë elektrike dhe produkteve bazë. Qorrolli paralajmëron se këto ndryshime mund të ndikojnë negativisht në gjendjen sociale dhe ekonomike të Kosovës, duke e bërë të vështirë mbijetesën për shumë qytetarë nën kushtet e reja.
Ai thekson se shtresa e mesme e popullit po zhduket, ndërsa vendi po shkon drejt një shteti ku ekziston vetëm një hendek i thellë midis oligarkëve dhe të varfërve që janë të detyruar të migrojnë.

Leave a Reply