KQZ asgjëson materialet e zgjedhjeve lokale të 2025-ës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, sipas detyrimeve ligjore.

Megjithatë, materialet që janë pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatave janë përjashtuar nga ky proces. KQZ gjithashtu ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit, si dhe pas vendimeve të PZAP-it dhe Gjykatës Supreme lidhur me ankesat.

Ndërkohë, kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka paraqitur një kërkesë në Prokurorinë Themelore të Ferizajt dhe në KQZ, ku kërkon zgjerim të hetimeve dhe masa të jashtëzakonshme verifikuese për procesin zgjedhor, përfshirë edhe rinumërimin e mundshëm të votave. Fazliu ka shprehur dyshime mbi asgjësimin e fletëvotimeve, duke theksuar mungesën e një njoftimi zyrtar nga KQZ mbi këtë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *