Blatter mbështet bojkotin ndaj Kupës Botërore në SHBA

Sepp Blatter, ish-kreu i FIFA-s, ka shprehur mbështetje për thirrjet që tifozët të shmangin udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara për Kupën e Botës.

Blatter ka reaguar pas komenteve të juristit Mark Pieth, i cili ka kritikuar situatën e sigurisë në SHBA. Pieth ka përmendur incidente të rënda, si vrasja e protestueses Renee Good nga një agjent amerikan i emigracionit në Minneapolis, si dhe një tjetër rast tragjik me një qytetar amerikan.

Ai ka theksuar se situata politike dhe veprimet e autoriteteve nuk krijojnë një mjedis të sigurt për tifozët. Ndërkohë, Kupa e Botës do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, organizuar nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika.

Blatter, i cili u largua nga pozita e presidentit të FIFA-s më 2015 pas një serie skandalesh, ka deklaruar publikisht mbështetjen për shqetësimet e ngritura nga Pieth për ngjarjen e madhe sportive. Aktualisht, FIFA drejtohet nga Gianni Infantino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *