Një incident i rëndë i vjedhjes ka ndodhur sot në Mitrovicën e Veriut, ku një shtëpi u shënjestrua nga hajdutë të paidentifikuar.
Sipas informatave nga policia, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Serdara Janka Vukotica” ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00. E zonja e shtëpisë, M.
Stefanoviq, u kthye rreth orës 12:00 dhe zbuloi se dera e hyrjes ishte thyer. Nga shtëpia ishin vjedhur 1000 euro në para të gatshme dhe një kartelë bankare.
Për të hetuar rastin, në vendngjarje u angazhuan hetuesit dhe njësiti i forenzikës. Rasti është klasifikuar si “Vjedhje e rëndë” dhe po hetohet nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit.
Autoritetet janë duke punuar për të zbuluar autorët e këtij akti kriminal.

Leave a Reply