Kandidatët për deputet të prekur nga manipulimi i votave

Arian Tahiri, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, është ndër më të prekurit nga manipulimi me vota, me 878 vota të rikthyera deri tani pas rinumërimit.

Përveç Tahirit, edhe Uran Ismaili, Përparim Gruda dhe Abelard Tahiri pësuan humbje të votave, përkatësisht 663, 567 dhe 499 vota. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Paris Guri humbi më shumë vota, gjithsej 429.

Kandidatët tjerë të LDK-së që përfituan nga rinumërimi janë Ukë Rugova me 189 vota, Armend Zemaj me 137 vota, Festim Kabashi me 126 vota dhe Jasemin Bujari me 121 vota. Në Lëvizjen Vetëvendosje, Alban Bajrami dhe Hajrullah Ceku humbën përkatësisht 298 dhe 252 vota.

Të tjerë të prekur përfshijnë Shqipe Mehmeti-Selimi me 171 vota, Fatos Geci me 170 vota dhe Arben Vitia me 155 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pa humbjet më të mëdha te Agim Çeku, me 98 vota, pasuar nga Daut Haradinaj me 50 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar 69.18% të vendvotimeve deri tani. Zëdhënësi Valmir Elezi shprehet optimist për përfundimin e procesit deri të shtunën, por thekson se certifikimi i rezultateve të varët nga ankesat dhe vendimet e institucioneve si PZAP dhe Gjykata Supreme.

Hetimet aktuale nga Prokuroria në Prizren kanë çuar në paraburgimin e 22 komisionerëve dhe një vëzhguesi për një muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *