Ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dyshohet se është helmuar gjatë qëndrimit të tij në Moskë, sipas një raporti nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ky burim, që citohet të ketë folur në kushtet e anonimatit, njoftoi se helmimi i Assad-it kishte për qëllim të dëmtonte imazhin e qeverisë ruse, duke e akuzuar atë për një tentativë vrasjeje. Mësohet se Assad u lirua nga një spital në periferi të Moskës të hënën në mëngjes dhe se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Vizitat gjatë trajtimit të tij ishin kufizuar vetëm për vëllain e tij, Maher, dhe Mansour Azzam, ish-sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Presidenciale. Pas zhvillimeve në Siri, ku forcat e opozitës morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor 2024, al-Assad dhe familja e tij u detyruan të largohen.
Assad ka qëndruar në Moskë për disa muaj që nga ky largim.

Leave a Reply