Marrëdhëniet e ngushta politike mes Shqipërisë dhe Izraelit, të theksuara nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Tel Aviv, kanë nxitur rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Në sektorin e shitblerjes së pronave, një numër i konsiderueshëm kompanish izraelite kanë hapur degë në Shqipëri, duke arritur në 105 biznese vitin e kaluar. Sipas Institutit të Statistikave, eksportet shqiptare drejt Izraelit u trefishuan në vitin e kaluar, duke arritur në 11.2 milionë euro nga 3.9 milionë euro në 2024.
Ndërkohë, importet nga Izraeli u reduktuan ndjeshëm, duke rënë në 27.6 milionë euro nga 50.1 milionë euro. Numri i turistëve izraelitë ka pësuar rënie për shkak të tensioneve ushtarake, pas një bume në vitin 2023.
Megjithëse ka interes të shtuar për investime, vlera e tyre mbetet modeste. Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet direkte izraelite arritën në më pak se 7 milionë euro në fund të tremujorit të tretë të këtij viti.

Leave a Reply