Marcus Rashford mund të kalojë te Paris Saint-Germain në fund të sezonit, për shkak të dy faktorëve kryesorë.
Fillimisht, Barcelona po has probleme financiare që e detyrojnë të reduktojë pagat dhe të largojë disa lojtarë për të siguruar fonde për transferime të reja. Kjo situatë e vështirë e bën të pamundur afrimin e Rashfordit pa zgjidhur më parë këto çështje.
Gjithashtu, Rashford shpesh e gjen veten në stol, sidomos kur Raphinha dhe Lamine Yamal janë të disponueshëm për lojë. Ai nuk luajti në ndeshjen kundër Real Oviedos dhe ka gjasa të mos startojë as ndaj Copenhagenit.
PSG është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro për Rashfordin, i cili aktualisht luan për Barcelonën në huazim nga Manchester United. Klubi katalanas ka një opsion për ta blerë atë për 30 milionë euro, por kjo kërkon që Rashford të pranojë një ulje në pagë.

Leave a Reply