“Trepça” ndërpret kontratën, punonjësi mungoi për 68 ditë

Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se ka shkëputur marrëdhënien e punës me punonjësin S.B., për shkak të mungesave të tij të gjata në punë, të cilat kanë kaluar 68 ditë.

Në një njoftim të bërë publik në faqen e saj zyrtare në Facebook, ndërmarrja sqaroi se Komisioni Disiplinor ka vlerësuar se këto mungesa përbëjnë shkelje serioze të detyrave, sipas rregullores për përgjegjësi disiplinore dhe materiale. Kjo shkelje e rëndë, sipas rregullores, përcaktohet kur një punonjës mungon pa arsye për tri ditë radhazi ose për pesë ditë brenda një viti.

Komisioni Disiplinor, me vendim të datës 27 janar 2026, ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës për S.B., i cili ka marrë pagë gjatë kësaj periudhe mungese. Megjithatë, “Trepça” nuk ka bërë të ditur saktësisht periudhën kur kanë ndodhur këto mungesa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *