Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë pas incidentit të djegies së Kuranit në Çabrat të Gjakovës, duke e dënuar atë si një akt vandal, kriminal dhe të orkestruar.
Ai theksoi se ky veprim cenon rëndë vlerat humane dhe identitetin e popullit kosovar. Duke vënë në dukje traditën e bashkëjetesës ndërfetare të shqiptarëve, Tërnava shtoi se ky incident është rezultat i propagandës dhe gjuhës së urrejtjes, që synojnë të përçajnë komunitetin.
Ai theksoi se disa individë dhe grupe po manipulojnë opinionin publik për të nxitur dhunë ndaj myslimanëve dhe për të shkatërruar kulturën islame. Ai bëri thirrje që institucionet kompetente shtetërore të ndërmarrin masa ligjore kundër autorëve dhe ideatorëve të kësaj ngjarjeje.
Sipas Tërnavës, këto ideologji të rrezikshme janë përkrahur nga disa që pretendojnë të promovojnë një shqiptari të deformuar, duke ndjekur modele të gjenocideve historike ndaj shqiptarëve myslimanë.

Leave a Reply