Zejn Zejnullahu, një nxënës që më parë ishte raportuar i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe të pranishmit që ndihmuan në përpjekjet për shpëtimin e tij. Pas gjetjes, gjendja e tij shëndetësore ishte kritike.
Sipas burimeve, pasi nxënësi u nxor nga lumi, u konstatua se kishte puls dhe iu dha menjëherë ndihma e parë. Një dëshmitar përmendi se një sasi e madhe uji i doli nga goja pas ndërhyrjes së parë.
Zejn Zejnullahu u transportua urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ku ekipet mjekësore filluan reanimimin. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetojë.
Driton Shabiu, në një mesazh ngushëllimi, shprehu dhimbjen për humbjen, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten. Ngushëllime janë dërguar për familjen e tij në këto momente të vështira.

Leave a Reply