Dyshime për manipulim votash: 50 komisionerë nën hetim

Në Gjakovë po zhvillohet një hetim i gjerë ku mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë marrë në pyetje lidhur me dyshime për manipulime zgjedhore, raportojnë burime për Gazetën Sinjali.

Hetimet nuk kufizohen vetëm në Gjakovë, por përfshijnë edhe komuna të tjera si Malisheva, ku janë zbuluar mospërputhje në rezultatet e votimeve. Komisionerët po hetohen për ndërhyrje në numërimin e votave dhe mospërputhje në rezultatet përfundimtare, si dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.

Një pjesë e tyre mund të ndalohen për 48 orë me urdhër të Prokurorisë, pasi të analizohen provat dhe deklaratat e mbledhura. Ky hetim, i udhëhequr nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë, konsiderohet ndër më seriozët për manipulim zgjedhor në vitet e fundit.

Operacioni mbetet në zhvillim dhe mund të zgjerohet, duke përfshirë edhe persona me funksione më të larta në administrimin e procesit zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *