Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, zyrtarët korrektues zbuluan dhe sekuestruan tri pako kontrabandë gjatë kontrollit të perimetrit të jashtëm.
Gjetjet përfshinin dy telefona iPhone, dy telefona Mini, tri pako me marihuanë dhe tri koka të adaptuara për mbushje. Dyshohet se këto sende janë hedhur brenda nga jashtë perimetrit të institucionit.
Pas këtij incidenti, Policia është informuar dhe hetimet e brendshme janë nisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë për të zbuluar detajet e mëtejshme. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rrepta dhe të zbatojë masa të forta sigurie për të parandaluar veprimet e paligjshme dhe për të ruajtur rendin dhe qetësinë në institucionet korrektuese.
Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar një menaxhim të rreptë të sigurisë në ambientet korrektuese të vendit.

Leave a Reply