Policia në Malishevë arreston mbi 50 persona për manipulim zgjedhor

Një operacion i madh policor është zhvilluar të mërkurën në Malishevë, duke synuar zbulimin e manipulimeve në rezultatet zgjedhore.

Prokuroria Themelore e Gjakovës është në krye të këtij aksioni. Mësohet se mbi 50 persona, të dyshuar se kanë shërbyer në Qendrën Komunale të Numërimit, janë shoqëruar për hetim në stacionin policor.

Ky hetim po fokusohet në individë që dyshohet se kanë ndërhyrë te votat e kandidatëve për deputetë. Gjatë procesit të rinumërimit, janë zbuluar mospërputhje të konsiderueshme në rezultatet e kandidatëve, duke prekur të gjitha subjektet kryesore politike.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Gjakovës, Drin Domi, ka konfirmuar se operacioni është ende në zhvillim e sipër. Ky operacion vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve për manipulimin e votave, duke synuar të sigurojë integritetin e zgjedhjeve në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *