Korporata Devolli Group po merr pjesë në panairin prestigjioz Gulfood 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore në fushën e ushqimit dhe pijeve, që zhvillohet në Dubai nga 26 deri më 30 janar 2026.
Në këtë panair, Devolli Group po prezanton brendet e saj si Birra Peja Zero, GO+, Tango dhe Holla. Në ZA’Abeel Hall 5, standi Z5-B27, Devolli Group ka pritur vizitorë të shumtë, përfshirë partnerë ndërkombëtarë dhe profesionistë të industrisë nga tregje globale.
Interesimi dhe reagimet pozitive për produktet e kompanisë theksojnë cilësinë dhe besueshmërinë e brendeve të saj. Pjesëmarrja në këtë panair është një hap strategjik për zgjerimin ndërkombëtar të Devolli Group, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe duke forcuar praninë e markave të saj në tregje të reja.
Përmes këtij eventi, kompania prezanton portfolio të pasur me pije pa alkool, pije energjike dhe produkte ushqimore bazuar në standarde të larta prodhimi dhe inovacion.

Leave a Reply