Institucionet e pavarura preken nga ngërçi në Kuvend

Kriza institucionale që ka zgjatur për gati gjashtë muaj ka ndikuar negativisht në disa institucione të pavarura, përfshirë Avokatin e Popullit dhe Komisionin e Pavarur të Mediave.

Mandatet e katër anëtarëve, përfshirë edhe vetë Avokatin e Popullit, kanë skaduar, ndërsa bordi i KPM-së është jofunksional për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. Ndërkohë, bllokada në Kuvend ka prekur edhe institucione të tjera si Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, RTK-ja, Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, numri i institucioneve jofunksionale mund të rritet nëse situata vazhdon. Aktualisht, 17 institucione po veprojnë me përbërje të paplotë, katër prej të cilave janë jofunksionale.

Gzim Shala nga ky institut paralajmëron për pasojat e kësaj bllokade. Nga ana tjetër, Erblin Hoxha, drejtor i Oda Consulting, nënvizon se mosfunksionimi i Kuvendit ka lënë shumë institucione të pavarura pa mbikëqyrje, çka mund të çojë në keqpërdorime.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Kuvendi nuk është konsistuar për shkak të mungesës së një nënkryetari, me afat 12-ditor për zgjedhjen e tij nga deputetët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *