Gashi flet për intervistimin e të afërmve të zyrtarëve të KQZ-së

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka bërë të ditur gjatë një konference për media se janë ndaluar 15 komisionerë në Malishevë, të cilët dyshohen për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Ai theksoi se vendimi për masën që do të kërkohet ndaj tyre do të merret brenda afateve ligjore. Gjatë konferencës, Gashi u pyet nëse mes të intervistuarve ka individë që kanë lidhje me zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisionit të Komunave, apo institucioneve të tjera.

Megjithatë, ai nuk ofroi informacione të mëtejshme, duke deklaruar se për momentin nuk mund të japin detaje të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *