Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të votave për vendvotimet që KQZ ka vendosur të rinumërohen.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri të mërkurën në orën 16:00, është përfunduar rinumërimi në rreth 85% të vendvotimeve, që përfshin 2,156 nga 2,557 vendvotime totale. Deri më tani, 32 komuna kanë përfunduar procesin, ndërsa mbeten për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime nga gjashtë komuna të tjera.
Rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën e KQZ-së, në seksionin përkatës të QNR-së pas përfundimit të çdo vendvotimi. Ky proces filloi të martën, më 13 janar 2026, dhe po vijon sipas planifikimit për të siguruar saktësinë e rezultateve zgjedhore.

Leave a Reply