Rezultatet e deritanishme: Numërohen mbi 85% e votave

Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon me intensitet, duke u përqendruar në ato vendvotime për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të bëhet rinumërim.

Deri më tani, janë rinumëruar 2,184 kuti votimi nga gjithsej 2,557, që përbën 85.41% të totalit. Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.57% të votave.

Në vend të dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 21.85%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.10%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.91%. Rezultatet e rinumërimit do të jenë vendimtare për konfirmimin e përfundimeve të zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *