Në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për sigurinë e kontinentit evropian.
Gjatë diskutimeve me përfaqësues evropianë mbi çështjet e sigurisë, Presidentja Osmani nënvizoi se lidhja ndërmjet sigurisë së Evropës dhe Ballkanit Perëndimor është shumë e ngushtë. Ajo bëri thirrje për veprime të përbashkëta nga Bashkimi Evropian dhe aleatët perëndimorë për të adresuar këtë çështje.
Osmani theksoi domosdoshmërinë e vëmendjes së Evropës ndaj rajonit, duke bërë thirrje për investime që parandalojnë veprimet destabilizuese të Serbisë, si një hap thelbësor për të siguruar stabilitet afatgjatë. Ajo paralajmëroi për rreziqet që mund të sjellin veprimet serbe dhe theksoi rëndësinë e një qasjeje të koordinuar nga partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që Ballkani Perëndimor të mos mbetet një pjesë e cenueshme e sigurisë evropiane.

Leave a Reply