I dyshuari i vitit 2024 arrestohet për vjedhjen e televizorit

Në dhjetor të vitit 2024, një qytetar që jeton përkohësisht jashtë vendit raportoi një “Vjedhje të rëndë” në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë, Kaçanik.

Ai informoi policinë se persona të panjohur kishin hyrë dhe kishin vjedhur një televizor me vlerë rreth 1800 euro. Policia arriti të gjente televizorin tek një person me inicialet R.B., i cili deklaroi gjatë intervistimit se e kishte blerë nga një i dyshuar me inicialet B.B.

Për R.B. është hapur një rast për “Blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

I dyshuari B.B. u arrestua dhe u intervistua, duke pranuar se kishte kryer vjedhjen dhe kishte shitur televizorin.

Me urdhër të prokurorit, ai u mbajt në ndalim policor për 48 orë. Pas përfundimit të procedurave, ankuesi u informua dhe iu kthye prona e tij në stacionin policor në Kaçanik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *