Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se të enjten moti në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi reshjesh shiu në disa zona.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin midis 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius. Era pritet të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra për sekondë.
Sipas parashikimeve të detajuara për qytetet, Mitrovica, Podujeva, Prishtina, Kamenica, Gjilani, Ferizaji dhe Peja do të kenë temperatura të ngjashme, që variojnë nga 2 deri në 8 gradë Celsius. Ndërsa, Prizreni dhe Istogu do të përjetojnë temperatura pak më të larta, me maksimumet që arrijnë deri në 9 gradë.
Në Gjakovë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 10 gradë Celsius, ndërsa Dragashi do të jetë më i ftohti me temperatura të ulëta deri në 1 gradë dhe maksimale prej 7 gradë Celsius.

Leave a Reply