Rinumërimi i votave arrin në 88% të qendrave të votimit

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit po i afrohet përfundimit.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbi 88% e vendvotimeve, ose 2,244 nga 2,557 gjithsej, janë rinumëruar. Rinumërimi i plotë u vendos të realizohej pas zbulimit të manipulimeve gjatë rinumërimit të pjesshëm, ku kandidatët për deputetë kishin përfituar ose humbur qindra vota në mënyrë të parregullt.

Manipulimet në numërimin e parë kanë nxitur Prokurorinë të ndërmarrë veprime në disa rajone. Në Prizren janë arrestuar 23 persona, ndërsa në Malishevë janë ndaluar 15 kryesues dhe 43 komisionerë për manipulime të dyshuara.

Hetimet po vazhdojnë edhe në komuna të tjera. Rezultatet e deri tanishme të rinumërimit tregojnë se asnjë kandidat nga partitë shqiptare nuk ka humbur ulësen e tij në parlament.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *