Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt dalin në gjyq

Tre të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, nën masa të rrepta sigurie.

Naim Murseli, ish-bashkëshorti i viktimës, dyshohet për planifikimin e këtij krimi, që besohet se është kryer nga Granit Plava, i cili thuhet se pranoi një pagesë prej 30 mijë eurosh. Arma, sipas prokurorisë, është siguruar nga Murseli përmes Kushtrim Kokallës.

Procesi gjyqësor përfshin prezantimin e provave materiale dhe pamjeve filmike që tregojnë takimet dhe lëvizjet e të akuzuarve para ngjarjes. Ndër këto prova janë edhe incizimet nga darka e fundit e Liridonës me familjen dhe lëvizje të dyshimta të Granit Plavës.

Kjo seancë e parë për vitin 2026 pason ciklin e seancave të mëparshme, ku prokuroria ka paraqitur dëshmi të rëndësishme për ndriçimin e rastit, që përfshin një ngjarje tragjike të ndodhur në prani të fëmijëve të viktimës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *