Ish-kryenegociatorja e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, ka kritikuar situatën aktuale politike duke theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë lënë jashtë politikës së administratës së Donald Trump.
Tahiri ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e shqiptarëve, duke theksuar se “si komb dhe si dy shtete, jemi në një situatë të vështirë”. Ajo ka komentuar se udhëtimi i Kurtit në Shtetet e Bashkuara ishte i pafrytshëm, pasi atje është injoruar plotësisht nga autoritetet amerikane.
Ndërkohë, sipas Tahirit, Edi Rama ka përfunduar duke argëtuar diplomatët evropianë me batuta në kurriz të Trumpit. Në një shkrim të saj, ajo thekson se dy liderët shqiptarë duket se janë jashtë orbitës së politikës amerikane nën administratën Trump.

Leave a Reply