Procesi i rinumërimit të votave që ka nisur më 13 janar është drejt përfundimit, sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Deri më tani, rinumërimi është realizuar në 88% të vendvotimeve. Konkretisht, janë rinumëruar 2,245 nga gjithsej 2,557 vendvotime.
Në 34 komuna, procesi i rinumërimit është përmbyllur me sukses, ndërsa mbeten ende për t’u rinumëruar 312 vendvotime në katër komunat e fundit. Elezi bëri të ditur se ky proces pritet të përfundojë nesër.
Procesi ka filluar më 13 janar në orën 18:00 dhe deri më 29 janar në orën 10:00 është arritur ky progres. KQZ-ja ka vazhduar me angazhimin për të siguruar që çdo votë të numërohet saktë, duke garantuar transparencën dhe integritetin në zgjedhje.
Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen pas përfundimit të rinumërimit.

Leave a Reply