Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit, duke theksuar moton “Drejtësi, jo politikë”.
Kjo thirrje vjen si shprehje e pakënaqësisë ndaj zhvillimeve në Dhomat e Specializuara në Hagë. Shoqata shpreh zhgënjimin e saj ndaj asaj që e cilëson si përdorim të padrejtë të kësaj gjykate, e cila, sipas tyre, është ngritur nga Kosova, por është shfrytëzuar nga interesa antishqiptare.
Ata theksojnë se caktimi i seancave të rëndësishme kundër figurave kryesore si Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, përkon me pragun e festimeve të Pavarësisë së Kosovës. SHBPK u bën thirrje degëve rajonale dhe qytetarëve të Kosovës, përfshirë ish-të burgosurit politikë dhe ish-ilegalët, që të marrin pjesë në këtë protestë.
Ata nxisin gjithashtu shoqatat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe institucionet lokale të bashkëpunojnë për të siguruar një pjesëmarrje të gjerë. Deklarata përfundon me thirrjen “Liri për çlirimtarët”.

Leave a Reply