Prova tronditëse: Afera e Naim Murselit me gruan e të afërmit

Avokati i familjes së Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar ndaj deklaratave të Naim Murselit gjatë seancës gjyqësore, duke i cilësuar si të vështira për familjen dhe si të papërputhshme me faktet e deritanishme.

Syla ka theksuar se Murseli nuk ka pranuar kurrë tradhtinë ndaj Liridonës, ndonëse kjo është e dokumentuar. Syla ka deklaruar se për familjen është e rëndë të dëgjojë pretendimet e Murselit, i cili, sipas tij, përpiqet të krijojë një imazh publik përmes deklaratave që nuk reflektojnë të vërtetën.

Ai thekson se dëshmitë, përfshirë ato nga babai i Murselit, konfirmojnë qartë ekzistencën e tradhtisë, e cila është mbështetur nga prova materiale dhe komunikime të shkruara. Sipas avokatit, këto fakte janë thelbësore për të zbardhur rrethanat që çuan në vdekjen e Liridona Ademaj.

Familja shpreh pritshmëritë që drejtësia të veprojë bazuar në provat konkrete dhe jo sipas narrativave publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *