Kompania KESCO ka aplikuar për një rritje të çmimit të energjisë elektrike prej 21.4 për qind për vitin 2026.
Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji, e cila do të vendosë për miratimin ose refuzimin e saj. Sipas analizave financiare, të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n për vitin 2026 janë llogaritur në 528.78 milionë euro.
Në krahasim, për vitin 2025, të hyrat e lejuara ishin rreth 435 milionë euro, të cilat ishin miratuar më parë nga ZRRE-ja. Ky propozim për rritje të çmimit është pjesë e një procesi të rregullt vlerësimi që merr në konsideratë shpenzimet e pritshme për ofrimin e shërbimeve të kompanisë.
Vendimi i ZRRE-së do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në politikat tarifore dhe mund të reflektohet në faturat e konsumatorëve.

Leave a Reply