Dogana e Kosovës po merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e Teknologjisë të Organizatës Botërore të Doganave, e cila po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Tema kryesore e këtij takimi është “Agilitet doganor në një botë komplekse: Sigurimi dhe lehtësimi i tregtisë përmes inovacionit”. Ngjarja mblodhi përfaqësues nga administratat doganore të më shumë se 100 vendeve, duke shërbyer si një platformë për shkëmbim përvojash dhe njohurish rreth teknologjive të reja dhe zgjidhjeve inovative në sektorin doganor.
Konferenca synon të forcojë sigurinë në kufij dhe të lehtësojë tregtinë ndërkombëtare përmes përdorimit të teknologjive digjitale. Dogana e Kosovës, me pjesëmarrjen e saj, tregon angazhimin e saj për modernizim dhe përputhje me standardet ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Doganave, sipas një deklarate zyrtare të institucionit.

Leave a Reply