Rezultatet paraprake: Numërohen mbi 90% e votave në zgjedhje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i rinumërimit të votave për vendvotimet që KQZ-ja ka vendosur të rinumërohen.

Ky proces ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00, dhe deri më 29 janar 2026, në orën 10:00, janë rinumëruar 2,326 nga 2,557 vendvotime, që përbën rreth 90.97% të totalit. Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 49.17% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ndjek me 21.38%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 12.73%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban vendin e katërt me 5.76% të votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *