Pronari i “Fjordi SHPK” arrestohet pas aksidenti në kantier

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë ku një punëtor ka pësuar lëndime serioze pas rënies nga lartësia në vendin e tij të punës.

Ngjarja u regjistrua në kompleksin “Royal Green Residence” në Zllatar. Rreth orës 11:15, i lënduari u transportua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike.

Policia dhe hetuesit kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet. Një dëshmitar, D.

M, është marrë në pyetje për të dhënë detaje mbi incidentin. Për shkak të gjendjes së tij, viktima nuk është intervistuar ende.

Në kuadër të hetimeve është intervistuar dhe më pas ndaluar për 48 orë pronari i firmës “Fjordi SHPK”, Faton Krasniqi, i cili u shoqërua nga avokati i tij. Prokuroria ka iniciuar hetimin për “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, duke i dhënë përparësi këtij rasti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *