Osmani dhe Prattipati diskutojnë për Bordin e Paqes të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Diskutimet u përqendruan në anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe zhvillimet e fundit në vend. Gjatë bisedës, Presidentja Osmani vuri në dukje se lidhja e ngushtë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë një vendim strategjik dhe i drejtë.

Ajo theksoi se Kosova mbështet lidershipin e Presidentit Trump dhe është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet. Në një deklaratë zyrtare, u bë e ditur se Osmani dhe Prattipati shkëmbyen pikëpamje mbi çështje të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, si dhe mbi agjendën ndërkombëtare të Presidentes për muajt e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *