Rritje 386% në katër vite për eksportet TIK të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si një nga sektorët me rritjen më dinamike në ekonominë e vendit.

Gjatë një vizite në Qendrën e Inovacionit në Kosovë, Kurti theksoi se eksportet e shërbimeve të TIK-ut janë rritur me 386% në katër vitet e fundit, duke i dhënë këtij sektori potencialin për të qenë një motor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik. Sipas tij, sektori i TIK-ut, së bashku me shërbimet profesionale dhe mbështetëse, kontribuon me 6% të Bruto Produktit Vendor të Kosovës.

Ai gjithashtu nënvizoi efektin pozitiv të punësimit në teknologji, i cili ndihmon në krijimin e vendeve të reja pune në sektorë të tjerë. Kurti tha se mbështetja për këtë sektor do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë, sidomos përmes Fondit të Inovacionit dhe Kullës TIK.

Prezantimi i Pasqyrës së Ekonomisë Digjitale nga Data4X në këtë ngjarje, theksoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të teknologjisë në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *