Osmani dhe Prattipati bisedojnë për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati, ku u diskutuan aspekte të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë bisedës, Osmani theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar si një vendim të drejtë për Kosovën. Ajo gjithashtu shprehu besimin e saj në udhëheqjen e Presidentit Trump dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Bisedimet përfshinë gjithashtu çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe agjendën ndërkombëtare të Presidentes Osmani në muajt e ardhshëm. Kjo u bë e ditur në një deklaratë nga Presidenca e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *