Deputetja Deliu kritikon Kurtin për komentet mbi temperaturat në shtëpi

Blerta Deliu, përfaqësuese e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e tij se “po ngrohemi me rrymë dhe dhomat i kemi më të nxehta sesa normalja”.

Deliu theksoi se qeveria ka inkurajuar qytetarët të përdorin sistemet e ngrohjes me klima dhe pompa termike, për të cilat ata kanë votuar, ndërsa tani iu thuhet se “po qëndrojnë shumë ngrohtë”. Sipas Deliut, Kurti po hedh përgjegjësinë tek qytetarët për përdorimin e energjisë elektrike, duke shmangur adresimin e politikave të gabuara dhe dështimeve institucionale.

Ajo e cilësoi këtë si një zhvendosje të pastër të fajit, duke e konsideruar si të turpshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *