Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon të përfundojë sot procesin e rinumërimit të vendvotimeve.
Procesi, i nisur më 13 janar, ka arritur të rinumërojë deri më tani rreth 95% të vendvotimeve, përkatësisht 2,414 nga 2,557 gjithsej. Janë ende 143 vendvotime që duhet të rinumërohen, të cilat ndodhen në katër komunat e fundit: Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.
Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, ka deklaruar për RTKLive se ky proces pritet të mbyllet brenda ditës së sotme.

Leave a Reply