Autori i sulmit në Mançester ishte sirian rezident në Britani

Një sulm i rëndë terrorist tronditi Mançesterin në ditën e shenjtë të Yom Kippur, ku një 35-vjeçar nga Siria, Jihad Al-Sami, goditi besimtarët hebrenj pranë një sinagoge.

Al-Sami, i cili u rrit pranë vendit të ngjarjes, u vra nga policia pak minuta pas sulmit. Ai kishte ardhur në Britani si fëmijë dhe shtetësinë e kishte marrë në 2006, pa qenë ndonjëherë në shënjestër të policisë.

Gjatë sulmit, Al-Sami drejtoi makinën e tij drejt besimtarëve dhe më pas sulmoi me thikë. Dy persona nga komuniteti hebre humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën.

Rabini Daniel Ëalker dhe vullnetarët arritën të mbyllnin sinagogën, duke parandaluar një tragjedi më të madhe. Policët gjetën një jelek që fillimisht menduan se përmbante eksploziv, por që rezultoi jofunksional.

Kryeministri Keir Starmer premtoi forcimin e sigurisë për komunitetet hebreje, ndërsa kryerabini Sir Ephraim Mirvis dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënuan sulmin. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë me arrestimin e disa personave të dyshuar për bashkëpunim në planifikim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *