Prishtina: FSK zhvillon stërvitje në Badoc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të organizohen disa aktivitete trajnuese për kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Më 3 shkurt 2026, në zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të mbajë një trajnim në terren me fokus në navigimin tokësor, i cili është titulluar “Rruga e Heronjve”. Ndërkohë, më 6 dhe 7 shkurt 2026, zona e Koliqit do të jetë vendndodhja e një vlerësimi praktik për operacionet mbrojtëse në terren, organizuar nga Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së.

Komuna thekson se këto aktivitete janë profesionale dhe edukative dhe nuk paraqesin rrezik për qytetarët. “Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve,” përfundon njoftimi zyrtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *