Shpejtim Bulliqi mbështet protestën e 17 shkurtit të “Liria ka Emër”

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur mbështetjen e tij për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë dhe synon të mbrojë vlerat e luftës çlirimtare.

Në një takim me përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, Bulliqi u zotua për mobilizimin e qytetarëve të Podujevës në këtë ngjarje. Gjatë takimit, Hoxha dhe Tasholli informuan Bulliqin për misionin e platformës dhe aktivitetet që janë pjesë e fushatës për këtë marsh.

Ata theksuan se ky marsh është një mesazh kundër përdorimit të drejtësisë për qëllime politike. Bulliqi theksoi se komuna do të ofrojë mbështetje të plotë për këtë nismë, duke e vlerësuar si një mundësi për të treguar solidaritet dhe për të mbrojtur idealet që kanë kontribuar në arritjen e lirisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *