Pasditen e së premtes, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se qarkullimi i kamionëve në kufirin me Serbinë është rikthyer në normalitet.
Ndërprerja kishte nisur që nga data 26 janar 2026. Në mbrëmjen e të enjtes, edhe kufiri me Maqedoninë e Veriut u hap për qarkullim.
Shkak për bllokimin ishin protestat e shoferëve të kamionëve në Ballkanin Perëndimor, të cilët kundërshtonin rregullat e reja të hyrjes të vendosura nga Bashkimi Evropian. Këto rregulla, sipas tyre, kanë ndikuar negativisht në punën e tyre.
Si rezultat, kolona të gjata kamionësh u panë në pikat kufitare të mallrave në Bosnjë-Hercegovinë, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Protestat përfshinë gjithashtu edhe portin e Barit në Mal të Zi, duke krijuar një bllokadë të koordinuar në këto katër shtete.

Leave a Reply