Importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut ndalohet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se është vendosur ndalesa për importimin e deleve dhe dhive nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ky vendim është marrë pas konfirmimit të sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në rajonin e Lipkovës, sipas raporteve nga ADIS dhe WOAH. Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, ndalohet importi i kafshëve të gjalla, si dhe nënprodukteve të tyre, përfshirë lëkurat dhe leshin.

Ky kufizim zgjerohet edhe për produktet që nuk janë trajtuar termikisht dhe kanë origjinë nga Maqedonia e Veriut. Masa hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet e vlefshme deri në një vlerësim të mëtejshëm të gjendjes nga autoritetet ndërkombëtare dhe AUV i Kosovës.

Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen për çdo ndryshim të mundshëm në këtë situatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *