Zubin Potoku voton sërish për daljen nga Asociacioni i Komunave

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut kanë miratuar sot vendimin për të dalë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Ky hap pason një propozim të mëhershëm të kryetarit aktual të komunës, Milosh Peroviq, i cili ishte futur në agjendën e Kuvendit Komunal. Ky veprim nuk është i pari i këtij lloji, pasi vendimi i mëparshëm ishte sfiduar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës.

Komuna e Zubin Potokut u përfshi në Asociacion në shtator të vitit 2023, nën drejtimin e kryetarit atëherë, Izmir Zeqiri. Veprimet e fundit tregojnë për tensione të vazhdueshme në raportet mes komunës dhe institucioneve qendrore, duke nënvizuar sfidat në bashkëpunimin institucional në nivel lokal dhe kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *