Megzon Haliti ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për të përballuar një trajtim mjekësor jashtë vendit, i cili është jetik për të.
Ai duhet të transferohet urgjentisht në Itali për t’iu nënshtruar një procedure të rëndësishme mjekësore për ushqyerje artificiale dhe për të marrë kujdes intensiv për trajtimin e bronkopneumonisë dhe plagëve të dekubitit. Familja e tij, e cila po përballet me vështirësi ekonomike, nuk ka mundësi të përballojë koston e lartë të këtij trajtimi.
Çdo kontribut nga ana e qytetarëve, sado i vogël, do të ishte një ndihmë e madhe për të siguruar jetën e tij. Shuma e nevojshme për fazën e parë të këtij trajtimi është 11 mijë euro, siç është specifikuar nga spitali italian.
Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund të bëjnë një dhurim në llogarinë bankare me numrin: 1503011003008204 në Raiffeisen Bank, në emër të Shukri Haliti. Le të jemi së bashku për t’i dhënë kësaj familjeje shpresën që i duhet.

Leave a Reply