Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa pritet të shqyrtohet vazhdimi i mandatit të kryetarit Lumir Abdixhiku ose zgjedhja e një kryetari të ri.
Sipas një njoftimi të partisë, mediat do të kenë mundësi të ndjekin vetëm fjalimin e kryetarit Abdixhiku. Pas kësaj, mediat do të largohen nga salla dhe do të ketë një deklaratë për shtyp pas përfundimit të Kuvendit.
Kuvendi do të fillojë të shtunën më 31 janar 2026, në orën 12:00. Në këtë takim, Abdixhiku kërkon votëbesim pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit, duke sjellë një praktikë të re në parti.
Ai kishte paralajmëruar dorëheqje, por ndryshe nga rastet e mëparshme, kjo dorëheqje do të votohet nga delegatët. Ndërkohë, Abdixhiku përballet me kundërkandidatin Avdullah Hoti, nënkryetar i partisë, për postin e kryetarit.

Leave a Reply