FSK ngjitet për tri pozita në “Globalfirepower” falë rritjes së kapaciteteve

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, ka vlerësuar ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në renditjen e “Globalfirepower”, ku tani mban vendin e 138-të në botë, si një arritje të rëndësishme.

Në një intervistë për “FIVE” në Dukagjin, Ibishi theksoi se ky përparim reflekton rritjen e kapaciteteve të FSK-së, duke përfshirë faktorë si buxheti, kapacitetet operative dhe forcat rezervë. Sipas tij, avancimi i FSK-së lidhet ngushtë me përmirësimet në kapacitetet njerëzore dhe tranzicionin që pritet të përfundojë deri në vitin 2028.

Aktualisht, nga 5000 forca aktive, Kosova ka 4420, ndërsa forcat rezervë po rriten vazhdimisht. Ibishi gjithashtu nënvizoi se armatimi dhe pajisjet ushtarake të reja që pritet të mbërrijnë do të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të fuqisë ushtarake të Kosovës.

Këto zhvillime janë një tregues se Kosova po ndjek hapa të sigurt drejt një pozite më të fortë në renditjen globale të fuqisë ushtarake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *