Rinumërimi i votave mbaron, nesër publikohen rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar rinumërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Procesi u mbyll në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku u rinumëruan fletëvotimet nga 2,557 vendvotime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se rezultatet përfundimtare do të certifikohen nesër.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet në orën 10:00, ku do të shpallen zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve. Rinumërimi u realizua sipas vendimeve të KQZ-së për të siguruar saktësinë e rezultateve dhe për të reflektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Fillimisht, më 13 janar 2026, u planifikua rinumërimi i të gjitha vendvotimeve në disa komuna, ndërsa më 19 janar 2026, u vendos të përfshihen të gjitha vendvotimet e komunave të tjera. Rezultatet e rinumërimit janë publikuar në platformën e KQZ-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *