Ish-zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka theksuar sërish se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk kishte një rol vendimtar në drejtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste me gazetaren Christiane Amanpour pas dëshmisë së tij në Hagë, raporton Klankosova.tv. Rubin shprehu habinë e tij nga pyetjet e gjyqtarëve në Hagë, të cilat i konsideroi të njëanshme.
Ai u shpreh se pyetjet nuk dukeshin si përpjekje për të zbuluar fakte dhe se ishin të orientuara drejt një vendimi tashmë të paracaktuar për UÇK-në dhe Thaçin. Ai theksoi se Tribunali duhet të veprojë drejt dhe të shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.
Rubin sugjeroi se pas lirimit të tyre, SHBA dhe Evropa duhet të punojnë me liderët e Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e tensioneve. Gjithashtu, Rubin vuri në dukje se Ballkani është në një situatë të ndërlikuar, por jo në prag lufte.

Leave a Reply