Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot një Kuvend të rëndësishëm në orën 12:00, ku pritet të diskutohen ndryshime të mundshme në drejtimin e partisë.
Kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, kërkon votëbesimin pasi LDK regjistroi rezultate të dobëta në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit. Gjatë një konference për media, Abdixhiku pati shprehur gatishmërinë për të ofruar dorëheqjen, pas një takimi me nënkryetarët e partisë.
Megjithatë, ai ka theksuar se do të vazhdojë të udhëheqë partinë nëse dorëheqja e tij nuk pranohet nga Kuvendi. Ndërkohë, nënkryetari Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën e tij për postin e kryetarit.
Ai kërkon mbështetjen e delegatëve në Kuvendin e sotëm. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, do të kërkoj besimin tuaj për të udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës,” deklaroi Hoti në një postim në Facebook.

Leave a Reply